Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeFlet sipërmarrësi që e njeh prej 12 vjetësh Naim Murselin: Ishte në...

Flet sipërmarrësi që e njeh prej 12 vjetësh Naim Murselin: Ishte në kolaps ekonomik

Bujar Zhuri është një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në vendet nordike si Suedia dhe Norvegjia.

Ai ka treguar se e njeh Naim Murselin prej 12 vjetësh. Ata kanë pasur marrëdhënie dhe kontakte pune, janë takuar dhe kanë drekuar e darkuar shpesh me njeri-tjetrin. Hera e fundit që Naimi e ka kontaktuar ka qenë rreth 3 muaj më parë dhe mesa duket ka qenë në gjendje të rëndë ekonomike dhe psikologjike.

Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se Naimi i ishte afruar shumë vite më parë për një marrëdhënie biznesi dhe i kishte dhënë përshtypjen e një djali të brishtë por edhe të aftë në punën e tij.

“Ishte një djalë i brishtë por me dëshirën për t’u afruar me njerëz të suksesshëm. Dukej si një djalë shumë i edukuar dhe i përgatitur. Tre muaj më parë më ka shkruar sërish për të blerë një domain, por nuk tregova interes. Pashë tek ai një person që donte të krijonte një marrëdhënie me interes financiar. Nga natyra e tij, atë që unë di që ka qenë një kontribues për marketingun social të Pacollit, por nuk mendoj se ka pasur influencë te ai. Atë që kam kuptuar unë që në fillim, ai e ka përdorur Pacollin për të krijuar lidhjet e tij për qëllime personale. Në një fazë të dytë ai ka shkuar në një kolaps ekonomik. Domeini që donte më shiste ishte në fillim për 100 mijë euro, më pas u ul në 50 mijë euro”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit