Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeFinanca, sigurime dhe patundshmëri: Regjistrohu në Forumin e parë shqiptar në Cyrih

Financa, sigurime dhe patundshmëri: Regjistrohu në Forumin e parë shqiptar në Cyrih

Në organizim të platformës mediale albinfo.ch (online&print), Forumi mbahet të premten, më 17.11.2023, nga ora 14:00 deri në orën 19:30, në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, Museum FIFA në Cyrih.

Kjo ngjarje do të sjellë së bashku përfaqësues të sektorit të financave dhe bankave nga dy vendet dhe shumë përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e patundshmërive Zvicër – Kosovë, Shqipëri.

Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë profesionistët shqiptaro-zviceranë të sektorit të financave, sigurimeve dhe patundshmërive në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.

Synimi i këtij evenimenti të parë është të bëhet një inventar i gjendjes aktuale të këtyre fushave në suaza të diasporës shqiptare, të rrjetëzojë firmat shqiptaro-zvicerane aktive në këto aktivitete ekonomike, qofshin ato në Zvicër, Kosovë, Shqipëri apo gjetiu, me qëllim që të hulumtohen mundësi të reja zhvillimi apo investimi në Zvicër apo në Kosovë, Shqipëri, si dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Kjo ngjarje do të promovojë për herë të parë figura të njohura më me ndikim në sektorin e bankave dhe financave!

Në këtë Forum do të mbahen disa panele diskutimesh, pjesëmarrja është e limituar.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur linkun, përmes të cilit mund të aplikoni për regjistrim:

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit