Në mesnatë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të caktuara për 24 prill. Fushata do të zgjatë deri në mesnatë më 22 prill. Në ditën e parë të fushatës disa nga kandidatët paralajmëruan promovimin dhe prezantimin e programit zgjedhor dhe hapjen e shtabeve zgjedhore.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e 11-ta parlamentare.