Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeFetai: Bujari është një mashtrues ordiner

Fetai: Bujari është një mashtrues ordiner

Shkruan: Arben Fetai

Bujari paska propozu bord ndërkombëtar për veting i përbërë nga SHBA, BE dhe NATO.

Po, po, i njëjti Bujar që bën fushatë me Ramiz Merkon në njërin krah dhe Teuta Arifin në tjetrin. Njëra iu refuzua si ambasadore nga BE dhe SHBA sepse deshi t’ia japë qendrën e Tetovës Daka Davidoviçit që është në listën e zezë amerikane. Tjetri e ka privilegjin të jetë shqiptari i parë në RMV që u fut në listën e zezë amerikane për korrupsion aktiv.

I njëjti Bujar që ka votuar në qeveri për t’i dhënë pasaportë të RMV-së oligarkut rus Onishçenko, poashtu në listën e sanksioneve amerikane dhe qeveria e të cilit i ka pajisur me pasaporta qindra trafikantë ndërkombëtarë të drogës, duke rrezikuar sigurinë e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

I njëjti Bujar që gënjen me vite se BDI ka dorëzuar në qeveri projektligj për veting ndërkohë që nuk ka njeri të gjallë që e ka parë atë projektligj.

Bujari është një mashtrues ordiner i cili u sakrifikua nga kryetari i tij i cili nuk pati guximin të matet në mejdan me Arben Taravarin. Bujari më 24 prill i jep fund karrierës së tij politike dhe ia hap rrugën Artanit për të vazhduar në krye të BDI-së pas dorëheqjes së Aliut që do të pasojë debaklin e 8 majit.

Vetingun e bëjmë në, mos keni merak. Ju, veç mendoni si do t’i sqaroni milionat.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit