Fëmijët e shkollave shqipe në Nju Jork, kanë pritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kështu ka njoftuar ajo në rrjetet sociale.
“Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në Nju York, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore.
Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaret tona, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.