Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteFamilja Arifi jetë në kushte të rënda, tre vajzat e familjes kanë...

Familja Arifi jetë në kushte të rënda, tre vajzat e familjes kanë probleme shëndetësore

Shtëpia e 64 vjeçares Muzafere Arifi nga Hasanbegu thuajse është shndërruar në spital. Tri vajzat e rritura kanë probleme të shumta shëndetësore. Vazhdimisht janë nën ndikimin e ilaçeve duke mos qenë në gjendje për të punuar dhe për të ndihmuar nënën e tyre. Në gjendje më të rëndë është vajza Makfirja e cila nuk lëviz nga shtrati. Për kryefamiljaren Arifi që tashmë sa vite ka mbetur pa bashkëshortin jeta është bërë e vështirë, ndërsa mbijeton me vetëm 18 mijë denarë në muaj.

“Çika e vogël shumë keq, nuk mund të flet, as nuk mund të ha e pi. Hallet e mia nuk i ka kërkush, me ushqim jemi katastrofë, mundohem t’ju bëj me hangër e pi. Një muaj qysh e kalojmë vetëm shpirti e di, ndonjë makaron, ndonjë gjë. Kur e marr ndihmën e çikës shkoj blej ushqim çka duhet ua përgatiti pak ushqim, çka të bëj tjetër ..100 euro i marr për çikën edhe social 200 euro, krejt komplet 300 euro. Çka të bësh me 300 euro, a me i vesh a me i mbath, a ilaçet. A ju shkojnë shumë për ilaçe? Po, mbi katër mijë denarë. Unë marr në vete, çikat më veti edhe asaj me pare pampersat. Po të tregoj drejt, kur kemi i blejmë njëherë ilaçet pastaj çka ka ka, çka nuk ka shëndosh”, tha Muzafere Arifi, kryefamiljare.

Familja Arifi ka nevojë për shumë gjëra. Kërkesa e veçantë e tyre është t’u sigurohet një objekt banimi afër institucioneve shëndetësore.

“Apeloj te njerëzit kush sa ka mundësi me na ndihmu, të paktën nje rrogë mujore ta kemi dhe ndonjë shtëpi me na strehu. Motrën kur po e kapin ngërçet po duhet me çu në doktor, unë nuk mundem me e kap vet”, u shpreh Rejhane Arifi.

“Doktorët i kemi shumë larg, shkollën e kemi shumë larg. Për neve është më e rëndësishme që doktorin ta kemi ngat se krejt jemi të sëmurë në shtëpi”, shtoi Shyrete Arifi.

Ajo që e shqetëson edhe më shumë këtë familje është mungesa e kanalizimit. Ujërat e kanalizimit shpesh herë përfundojnë në oborrin e shtëpisë së tyre duke shkaktuar erë të padurueshme. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, familja Arifi nuk shlyen as borxhet e energjisë elektrike dhe ujit duke rrezikuar që të mbeten pa rrymë dhe ujë./Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit