Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeËshtë bërë mbikëqyrje në vendin ku është gjetur mjeku i vdekur në...

Është bërë mbikëqyrje në vendin ku është gjetur mjeku i vdekur në Hekuranë

Nga Prokuroia Themelore Publike Shkup informojnë se është kryer mbikëqyrje në vendin e lagjes Hekuranë të Shkupit ku mbrëmë është gjetur trupi i mjekut 67-vjeçar me disa plagë me thikë.

“Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi, si dhe urdhër për grumbullimin dhe analizimin e të gjitha gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes dhe sigurimin e pamjeve nga video-mbikëqyrja. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit”, bëhet e ditur në kumtesën e PTHP Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mjeku me plagë me thikë është gjetur në automjetin e tij “kia” në parkingun përballë poliklinikës Hekuranë. Sipas denoncimit, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit