Gara e madhe e “Miss Universe Switzerland” do të mbahet më 28 shtator në Bernë.
Mes finalisteve është edhe shqiptarja Ema Hoti, e cila është përzgjedhur ndër 250 kandidate pas disa audicioneve.
Sipas artikullit të botuar këtë mëngjes në gazetën “24heures”, konkurrenca këtë vit është veçanërisht e lartë.
Çdo kandidate ka treguar përkushtim dhe pasion mbresëlënës, dhe Ema Hoti nuk bën përjashtim.
Ajo përfaqëson në mënyrë të përkryer ambicien dhe diversitetin e Zvicrës, duke ruajtur njëkohësisht krenarinë për rrënjët e saj shqiptare.
Fituesja e Miss Universe Switzerland do të përfaqësojë Zvicrën në Meksikë, së bashku me fitueset e vendeve të tjera, përfshirë përfaqësueset shqiptare:
- Miss Universe Albania 2024: Franceska Rustem
- Miss Universe Kosova 2024: Edona Bajrami
- Miss Universe Mali i Zi 2024: Rumina Ivezaj