Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeEditorial: Mjaft më “Gruevski, Gruevski, Gruevski”, na keni ardhur te hunda!

Editorial: Mjaft më “Gruevski, Gruevski, Gruevski”, na keni ardhur te hunda!

Të (pa)bërat e qeverisjes Gruevski nuk duhet të harrohen, sepse mund të na përsëriten, por Nikolla Gruevski si figurë nuk është mirë të shndërrohet në agjendë të vetme politike të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Gruevski kështu, Gruevski ashtu, Gruevski andej, Gruevski këndej…”. Gruevski në mëngjes, Gruevski në mesdië, Gruevski në mbrëmje, Gruevski pasdarke. Na keni ardhur te hunda. Kush e takoi, kush nuk e takoi, kush e amnistoi, kush e liroi… Banalizëm i paskajshëm, deri sa qytetarëve po u rrezikohet ekzistenca nga kriza ekonomike. Mjaft më “Gruevski, Gruevski, Gruevski…”! Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë shumë problem të pazgjidhura, shkruan Zhurnal. Tejkalimi i këtyre problemeve nuk arrihet me kakafoni të përditshme bajate. Një “nder” të tillë, të preokupimit të përditshëm të spektrit tonë politik nuk e meriton askush, e aq më pak Gruevski.

Ofroni zgjidhje, ose lëshoni vendin rinisë!

Duhet të ofrohen zgjidhje për rininë që po ia mbathë rrugëve të botës, në mungesë të perspektivës në vendlindje. Duhet të ofrohen ide, projekte dhe Çka presin partitë politike shqiptare? Kush ua ndalon të dalin e të propozojnë zgjidhje e rrugëdalje edhe për problem tjera që preokupojnë Maqedoninë e Veriut si shtet, e jo vetëm shqiptarët. Të propozojën zgjidhje për inflacionin, për varfërinë, për administratë më efikase, për sundimin e shtetit ligjor, ngritje të kualitetit të jetës, për luftë kundër krimit të organizuar.

Cila parti e jona ka dalë me një propozim serioz për këto çështje? Asnjëra! Po e përsërisim: me propozim serioz, sepse me fjalë boshe jemi ngopur. Fjalët boshe nuk kanë efekt, por vetëm kundër efekt. Vetëm se që e rrisin pesimizmin në shoqërinë tonë dhe krijojnë atmosferë të padurueshme nga e cila rrugëdalje është vetëm ikja në perëndim.

Kur do të tregojnë pak shqetësim partitë tona politike që rrugën e mërgimit nuk po e marin vetëm shtresat sociale, por edhe të rinjë që po lënë vende të sigurta të punës në vendlindje. Ata nuk poi kin nga varfëria, por poi kin nga shumë shkaqe tjera, kjo është dukuri edhe më shqetësuese, shkruan Zhurnal.

Gruevski është atje ku është, atje ku u arratis fshehurazi, ashtu siç u arratis, e që pak e dimë, e pak se dimë si shkoi në Budapest. Por kemi edhe shumë politikanë që duhet të arratisen si Gruevski, nga turpi për premtimet e paplotësuara. Sapo kaloj ë zgjedhjet, harrojnë premtimet e dhëna para elektoratit dhe fillojnë të merren me tema të shpifura dhe të padobishme, si për shembull “Gruevski, Gruevski, Gruevski…”.

Ndoshta u mungon kapaciteti për të dalë me propozime konkrete, që do të sillnin të mira për qytetarët dhe këtë munesë kapaciteti mundohet ta mbulojnë me refrene të bezdisshme.

Nëse ju jeni harxhuar, ka gjenerata të reja. Krijoni atyre hapësirën e merituar të dëshmojnë aftësitë e pamohueshme dhe mundësitë për të dhënë ide e propozime për çështje që kërkojnë zgjidhje immediate. Ndoshta është koha që politikanët tanë të përjetshëm ta marin rrugën e mërgimit, që të krijohet hapësirë për gjeneratat e reja ta gjejnë veten në vendlindje. Nëse nuk mundet të bëhet ndryshe ndërrimi i gjeneratave, do të ishte mirë të bëhet në këtë mënyrë. T’i dërgojmë politikanët e përjetshëm në azil e egzil, kurse rininë ta kthejmë aty ku e ka vendin, që ta ketë fjalën kryesore në zhvillimin dhe avancimin e shqiparëve.

Edhe Mickovski po distancohet nga Gruevski, partitë tona ende merren me të

Jemi lodhur me politikanë të komplekusar, që nuk mund të dalin me dekada nga “gëzhoja” ku janë mbyllur, por assesi nuk lënë vend për rininë. Është koha për gjenerata të reja mendjehapura, që shohin përtej Gruevskit, Mickovskit, Zaevit, Cërvenkovskit…, shkruan Zhurnal. Fundja, kur nga Gruevski po heq dorë edhe vetë pasardhësi i tij Hristijan Mickovski, pse duhet politikanët dhe partitë tona të meren gjatë tërë kohës me të?

A e lexuat deklaratën e Mickovskit? Nëse nuk e keni lexuar, ua sjellim edhe një herë: “Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë. Qeveria beson se mund të përçajë partinë tonë. Por kjo nuk do të funksionojë. Ne bëmë gjithçka për perspektivën tonë evropiane. Por vazhdimisht na bëhen kërkesa të reja”, ka thënë mes tjerash Mickoski. Ka reaguar edhe Gruevski, pastaj Todorovi, pastaj Jakimovski, pastaj Ivanovi,…

Ç’na intereson neve kjo deri në atë masë që ditën të fillojmë me Gruevskin dhe ta mbyllim prap me Gruevskin. Ne duhet të shikojmë perspektivat evropiane. Mjaft kohë kemi humbur, most ë mbetemi rob të kaluarës. Duhet të bëjmë çmos që të kompensojmë edhe ato dekada që kemi humbur, e jo të qëndrojmë në vendnumëro. Gjenaratat po na ikin, nuk duhet të lejojmë që partitë dhe politikanët tanë të mbyllin perspektivën edhe për gjenaratat që po vijnë perspektivën ta shohin vetëm jashtë vendlindjes. Ky do të ishte një gabim i pafalshëm si për pushtetin, ashtu edhe për opozitën. Por edhe për ne si shoqëri shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit