Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeEditorial: Korrupsioni çdo ditë po bëhet më i fuqishëm,, Antikorrupsioni çdo ditë...

Editorial: Korrupsioni çdo ditë po bëhet më i fuqishëm,, Antikorrupsioni çdo ditë më i pafuqishëm

Titulli i këtij editoriali mund të jetë edhe anasjelltas: “Antikorrupsioni çdo ditë e më tepër po bëhet më i pafuqishëm përballë korrupsionit”. Por sido që ta lexojmë këtë titull, esenca mbetet e njëjtë.

Kurse motivi për shkruar këtë editorial buron nga deklarata e djeshme e sinqertë e nënkryetarit të Komisionit për Antikorrupsion, Nuri Bajrami, I cili tha:

“Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) nuk ka kurrfarë vegle në dorë, me të cilën mund t’i detyrojë institucionet dhe personat zyrtarë t’i respektojnë iniciativat dhe masat. Ky nuk është konstatim i gazetarëve ose opozitarëve”.

Është një deklaratë-klithmë nga institucioni i pavarur më relevant në vend, që duhet të prekë ndërgjegjen e secilit prej nesh për përmasat që po merr korrupsioni çdo ditë e më shumë. Është klithmë që flet për pafuqinë e sistemi për të luftuar korrupsionin, si dukuri e cila pastaj na sjell të gjitha dukuritë tjera devijante. Dukuri që manifestohen në forma të ndryshme, por që rezultatet gjithnjë i kanë negative.

Është klithmë që na e tregon realitetin e hidhur se korrupsioni sot kontrollon biznesin, kontrollon sekgmente të politikës, korrupsioni redakton për fat të keq edhe shumë mediume.

Dukuri që sjell pasoja negative edhe kurë bëhet keq-përdorimi i flamurit evropian, miratimi i ligjeve me procedurë të shkurtuar, miratimi i ligjeve specialë që i mohojnë të gjitha ligjet tjera është korrupsioni politik që po na ndodh. Në këtë rast, Komisioni vetëm do të bëjë vërejtje se ka ndonjë dobësi, por pa pasur mjete në disponim për të përmirësuar atë dobësi, ose për  dhe në fund prapë kjo vazhdon. Por mbetet fakti se ligji i tillë me keqpërdorimin e vullnetit politik është në kundërshtim me standardet evropiane, tha anëtari i KSHPK-së, shkruan Zhurnal.mk

Nuk ka dyshim se ligjet e tilla mund të prodhojnë gjithçka, por vetëm rregull jo.

Për këtë arsye imponohet nevoja nga përfshirja edhe të organeve tjera, kur është në pyetje lufta kundër korrupsionit. Një shtet që pretendon shpejt të bëhet pjesë e BE-së duhet të gjejmë edhe forma efikase për luftë kundër korrupsionit, por edhe kjo luftë të mos bëhet pengesë për realizimin e projekteve të mëdha, me rëndësi strategjike për vendin, siç janë Korridoret 8 dhe 10D, si dhe korridoret dhe projektet tjera që do të duhet të realizohen në të ardhmen. Sepse është fakt I pamohueshme që edhe pse kanë kaluar 30 vjet e tepër nga pavarësimi i shtetit, ne ende nuk kemi rrugë që plotësojnë minimumin e nevojave, që është situatë mjaftë e keqe për zhvillimin. Me rrugë të tilla dhe zhvillim të ulët të infrastrukturës në përgjithësi, ekonomia nuk mund të shkojë përpara. Duhet të lihen të punojnë deri në fund këto projekte dhe të ndjeken me 100 sy të hapur, siç është shprehur antikorrupcioneri Shemsi Sallai, deri ku janë procedurat dhe nëse ka korrupsion, të veprohet.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit