BallinaLajmeEdhe zyrtarisht nisi fushata për zgjedhjet e 8 majit

Edhe zyrtarisht nisi fushata për zgjedhjet e 8 majit

Sot zyrtarisht nis fushata për zgjedhjet parlamentare. Në garën për zgjedhjet e 8 majit janë 17 parti politike dhe koalicione, të cilat në 20 ditët e ardhshme do të prezantojnë ofertat e tyre me të cilat synojnë votat e qytetarëve. Këto janë zgjedhjet parlamentare të 11-tat me radhë që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Fushata e zgjedhjeve parlamentare do të zhvillohet paralelisht me atë të zgjedhjeve presidenciale që ka filluar më 4 prill. Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon më 22 prill, pas çka pason heshtja parazgjedhore 48 orëshe. Por edhe përskaj heshtjes për presidencialet, fushata për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet pa ndërprerë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara