Grupi parlamentar i partisë E Majta sot deri te kryetari i Kuvendit ka parashtruar Kërkesë të shkruar për konstatimin e ndërprerjes së mandatittë deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi për shkak se po ushtron dy funksione në të njëjtën kohë.
“Kryeparlamentari i ri është i obliguar që kur të krijohen kushtet ligjore për përfundimin e mandatit të deputetit, ta deklarojë këtë në seancën e parë të ardhshme parlamentare. Kjo është një dispozitë që buron nga Kushtetuta e Maqedonisë si dhe nga disa ligje të tjera siç është Ligji për Kuvend, Ligji për deputetë, Kodi Zgjedhor dhe Ligji për parandalimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e partisë.
Ata po ashtu do të parashtrojnë ankesë në Komisionin Anti-korrupsion me qëllim që të vërtetohet shkelja ligjore dhe shqiptimi i gjobës ndaj Xhaferit.
“Theksojmë se nëse kryeparlamentari Afrim Gashi nuk e vendos këtë në rend dite në seancën e ardhshme, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga kjo parti.