Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN
E vërteta vonon por nuk harron. Edhe e vërteta e BDI-së për Balancuesin nuk vonoi. Ata bashkë me servilët e tyre të Frontit të cilët ishin pjesë e Qeverisë së kaluar tentuan, për interesa të tyre personale dhe tenderë jo vetëm që harruan por edhe shkatërruan çdo vlerë të shqiptarëve.
Bujar Osmani edhe njëherë i vërtetoi deklarimet e mia se BDI në 22 vite pushtet, i ka lënë shqiptarët që si shqiptatë të njihen vetëm në darsma, pasi askund në Kushtetutë nuk figurojnë si shtetformues. Bujari konfirmoi se edhe gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe as të drejtat e shqiptarëve nuk janë të mbrojtura me ligj.
Videoja më poshtë, rrëzon të gjitha maskat e BDI-së dhe nxjerr fytyrën e vërtetë, se vet Bujar Osmani dhe kolegët e tij të Qeverisë së kaluar si Kreshniku, Fatmiri por edhe Krenari kanë nënshkruar për shfuqizimin e Balancuesit, në kohën kur propozohej riorganizimi i administratës.
E vërteta e BDI-së është vetëm mashtrimi!