Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteDy avionë ishin afër përplasjes mbi Shkup, Agjencia e Aviacionit Civil po...

Dy avionë ishin afër përplasjes mbi Shkup, Agjencia e Aviacionit Civil po merret me rastin

Një javë më parë është shmangur një aksident ajror mbi Shkup. Siç njoftoi portali SDK duke iu referuar faqes për gjurmimin e fluturimeve “flyradar24”, avionët e “Turkish Airlines” dhe “Sunexpress” për pak sa nuk janë përplasur në qiell, mbi aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, më 7 shtator në orën 18:32 minuta. Nga Agjencia e Aviacionit Civil thanë se po veprojnë lidhur me këtë incident të raportuar nga M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator. “Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sunexpress” nga aeroporti bregdetar turk Dalaman për në Londër. Sipas Flytradar, 30 sekonda para se të ndaheshin dy avionët, ata ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 shkallë. Pak para se të ndaheshin, njëri u ngjit në 36,325 shkallë dhe tjetri zbriti në 35,475 shkallë. Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2000 shkallë distancë vertikale ndërmjet avionëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit