Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artitDivorci mes Besit dhe Xhensilës për t’i shpëtuar hetimit pasuror? Flet avokatja:...

Divorci mes Besit dhe Xhensilës për t’i shpëtuar hetimit pasuror? Flet avokatja: Nuk i shpëton dot nëse është…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, janë kthyer në kryefjalë të medias rozë kohët e fundit, pasi përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Dy artistët, një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare, nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.

Së fundmi, në rrjet flitet edhe për divorc, madje ka të tjerë që thonë se kjo kërkesë është bërë nga çifti, për shkak se duan të shpëtojnë pasurinë e tyre.

Në një intervistë në Ëake Up, avokatja Nexhi Beqiri, tha se në të vërtetë nuk ka asnjë kërkesë padie në gjykatë për ndarje.

“Flitet por akoma s’ka një kërkesë padie në gjykatë. Mund të ndodhë që mund të jenë fjalë. Ndonjëherë e bëjnë edhe për zhurmë për të tërhequr vëmendjen. Mund të jetë dhe ajo e vërteta që duan t’i shpëtojnë një hetimi pasuror. E para nëse është një pasuri që është vënë kur je bashkë nuk i shpëton dot”,-tha avokatja.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit