Pesë automjete pasagjerësh janë prekur nga zjarri që shpërtheu pasditen e sotme në ish-vendin e poligonin për automjete nën Kalanë e Shkupit dhe për shuarjen e tij u përfshinë katër zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës. Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit ka qenë djegia e barit të thatë. Ai u vu nën kontroll nga një ekip prej 12 zjarrfikësve.
– Rreth orës 13:25 në SPB Shkup është raportuar se në parkingun pranë ish-poligonit, ka rënë zjarr pasi është djegur kullosa e thatë.
Njëkohësisht nga zjarri janë djegur pesë vetura. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, ndërsa sipas udhëzimeve të inspektorit nga SPB Shkup po thirren pronarët e veturave që i kanë lënë në parkingun e egër. Inspektim dhe dokumentacion do të bëjë SPB Shkup – njoftojnë nga MPB.