Saturday, April 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeDështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Sipas burimeve bëhet me dije se seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve.

Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.

“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.

“Ju faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, tha Dehari, ndërsa deputetët nisën të dilnin nga salla kryesore e Kuvendit.

Para ndërprerjes së seancës, siç tha kryesuesi, 100 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit