Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeDënohen me 35 vjet burgim katër të akuzuarit në rigjykimin për rastin...

Dënohen me 35 vjet burgim katër të akuzuarit në rigjykimin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në rigjykimin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, duke u shqiptuar të akuzuarve dënimin me 35 vjet burgim.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se E.R., është dënuar me 14 vjet dhe tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vjet burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren. Për Sh.K është veçuar procedura.

“I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.

I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykta.

I akuzuari E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqesuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil”, njofton Gjykata.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit