Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeDënim me burgim për serbin e akuzuar për djegien e veturave me...

Dënim me burgim për serbin e akuzuar për djegien e veturave me targa RKS në Zubin Potok

Pas seancës dëgjimore të mbajtur më 26 tetor 2023, kryetari i trupit gjyqtari Arben Hoti ka shpallur sot dënimin për serbin Millovan Bozoviq nga Zubin Potoku, i cili javën e kaluar e pati pranuar fajësinë për veprën – pjësmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm – paraparë me Kodin Penal.

Gjykata e Prishtinës, Departamenti Special e ka shpallur fajtor të pandehurin pasi ka konstatuar se ai ka ka marrë pjesë në turmën prej më shumë se 8 persona të cilët bashkërisht kanë vepra penale të dënueshme me më shumë se 5 vite, përfshirë zjarrvënien dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Gjykata ka vendosur ta dënojë me 7 muaj burgim të akuzuarin Millovan Bozoviq, ku do të ia llogaris edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Kjo nënkupton se me kohën e kaluar në paraburgim Millovan Bozoviq do ta kryej dënimin.

Madje, gjyqtari Arben Hoti mori vendimin që i njëjti të lirohet nga paraburgimi qysh në seancën e kaluar.

Përveç dënimit me burg, Bozoviq do të paguaj edhe 100 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale si dhe 100 të tjera në emër të programit pë kompensimin e viktimave të krimit.

Gjyqtari përmendi se asnjë nga viktimat të cilat pësuan materialisht sipasojë e ndezjes së veturave të tyre me targe RKS nga turma huligane nuk kanë parashtruar kërkesë pasurore juridike.

Bozoviq do të ketë mundësi ta ankimojë vendimin por jo mbi bazën e fajësisë pasi siq ishte raportuar nga Kallxo.com, ai e kishte pranuar të njëjtën në bazë të një marrëveshje për pranimin e fajësisë të negocuar paraprakisht me prokurorin special Burim Çerkin

Sipas dosjes së prokurorisë, Millovan Bozoviq më datën 30 mars 2023 në qytetin e tij të lindjes kishte marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se 8 personave. Kjo turmë, sipas aktakuzës me veprime të përbashkëta kanë kryer një apo më shumë vepra të rënda penale -Zjarrëvënien dhe Shkaktimin e Rrezikut të përgjithshëm.

Në aktakuzë thuhet se në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina” pjesëtarët e turmës kanë djegur dy vetura të cilat mbanin targat e regjistrimit RKS, prona të V. K. Dhe D. S.

Milovqn Bozoviq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 1 prill 2023 për shkak se me veprimet e kryera dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit