Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeDecentralizimi, një ndër kushtet kryesore për qeverisje me VMRO!

Decentralizimi, një ndër kushtet kryesore për qeverisje me VMRO!

Kanë vazhduar negociatat për formimin e qeverisë së re edhe gjatë kësaj jave mes VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN por që akoma po mungon finalizimi i marrëveshjes.

Burime në palët koalicionuese bëjnë me dije se një nga çështjet që po e zvarrit finalizimin e marrëveshjes është çështja e decentralizimit të pushteti, një çështje që me ngulm po kërkohet nga përfaqësuesit e VLEN në bisedime.

Dallimi zhvillimor dhe ekonomik mes regjioneve të priviligjuara nga qeveritë e kaluara dhe regjioneve me shumicë shqiptare është rritur në hapa galopant si pasoj e mungesës së decentralizimit fiskal, gjë e cila edhe pse është premtuar nga qeveria shqiptare në pushtet ajo kurrë nuk është realizuar.

Kujtojmë që çështja e decentralizimit ka qenë një nga zotimet edhe në program të koalicionit VLEN gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit