Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot organizon debat me temë “Efektet e ndryshimeve në Kodin Penal në drejtim të përmirësimit të sigurisë së punonjësve mediatikë”.
Siç informojnë nga SHGM-ja, në debat gazetarë dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike do të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamje dhe përvoja praktike në kuadër të zbatimit të ndryshimeve në Kodin Penal me të cilat sigurohet mbrojtje më e madhe për gazetarët dhe punonjësit mediatikë.
Është paralajmëruar se në debat do të flasin Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së, Toni Angellovski, ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme për Marrëdhënie me Publikun, Iskra Haxhi Vasileva, prokurore publike në PTHP Shkup, Ognen Janeski, gazetar në TV 24 dhe Millan Spirovski, hulumtues i projektit në SHGM.