Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeÇka ndodhi me Sallën Universale – Alsat sjellë detajet

Çka ndodhi me Sallën Universale – Alsat sjellë detajet

Zjarr i madh e përfshiu Sallën Universale në Shkup.

Flakët që përfshinë këtë objekt shkaktuan dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në momentin e zjarrit brenda objektit kishte tre persona, njëri inxhinier i kompanisë së angazhuar për punime dhe dy roje, shkruan Alsat.

Policia njoftoi se ka ndaluar 3 punonjësit që ishin brenda kur shpërtheu zjarri. Sipas MPB-së personat janë marrë në pyetje dhe se bëhet fjalë për procedurë të rregullt.

“Janë ndaluar tre punonjës ndërtimorë që kanë kryer detyrat e punës në momentin e zjarrit. Ata janë B.R (50), Z.T (60) dhe B.I (53). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Drejtuesit e kompanisë e cila merrej me rikonstruimin e objektit theksuan se punonjësit kanë tentuar të shuajnë flakët, por pa sukses.

“Nuk e di nëse bëhet fjalë për ndonjë kabllo të vjetër, instalim të vjetër, nuk mund ta dimë. Ka pasur tym, askush nuk ishte në sallë, punëtorët e mi kanë provuar me pajisjen kundër zjarrit që ta ndalin, ato ishin materiale të vjetra, të thata dhe janë djegur shpejtë”, u shpreh Llazar Arsovski, pronar i “Univerzal Balkan” Shkup, kompania që rikonstruon objektin,

Zjarri u lokalizua pas ndërhyrjes së Njësitit Zjarrfikës, ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura. Nga urgjenca dhe policia, njoftojnë se dy personave u është ofruar ndihmë. Ata jetonin në afërsi të objektit dhe kishin thithur tym.

“Kemi intervenuar me gjithsej 9 automjete për shuarjen e zjarrit, me 24 zjarrfikës, për një kohë relativisht të shkurtër, falë sakrificës së kolegëve, zjarri u vendos nën kontroll, edhe pse kemi temperaturë të lartë brenda objektit….Arsyet do t’i konfirmojë në mënyrë shtesë ekipi i policisë që është kompetent..”, tha Zvonko Tomeski, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

Ndërkohë ministrja e Kulturës tha se dëmet do të riparohen nga sigurimi.

“Do të konfirmohet cila është arsyeja për këtë dëm, por më duhet të potencoj se objekti është i siguruar, që nënkupton se prej sigurimit do të sanohet dëmi i bërë dhe më pas do të vazhdohet me ndërtimin”, u shpreh Bisera Konstadinovska Stojçevska, Ministre e Kulturës.

Qytetarët thonë se nuk habiten më nga ngjarjet e tilla.

“Nuk është zjarri i parë që e shoh nga afër, por duke pasur parasysh faktin që projekti duhej që moti të realizohej, më vjen keq që ndodhi kjo, nuk është mirë për shtetin. Kemi mjaftueshëm stres nga gjithçka që ndodh në shtet por sinqerisht nuk jam e befasuar çfarëdo që të shoh”, tha një qytetare.

Kupola e re e Sallës Universale është vendosur para 10 ditësh, ndërsa rikonstruimi i ndërprerë prej dy vitesh vazhdoi që prej muajit shkurt.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit