Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeÇKA FITON BDI NËSE MBETET NË OPOZITË? FILLIMISHT KRYETARIN E KSHZ-SË, PASTAJ...

ÇKA FITON BDI NËSE MBETET NË OPOZITË? FILLIMISHT KRYETARIN E KSHZ-SË, PASTAJ MINISTRINË E BRENDSHME NË QEVERINË TEKNIKE!

Mbetja në opozitë-atraktive për Frontin, por jo edhe për anëatrësinë!

Në këtë funksion, parashtrohet pyetja nëse të qenurit subjekti kryesor opozitar edhe atë si forcë e dytë në nivel shtetëror, oron diçka më joshëse për një parti ose koalicion, se të jetë parti e dytë në pushtet.

Nga ajo që dihet dhe që na kujtohet për momentin, nëse Fronti Evropian mbetet forcë e dytë politike në opozitë, do t’i takojë me automatizëm kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, post mjaft i rëndësiëhëm nëse kemi parasysh se vitin e ardhshëm në vjedhtë kemi zgjedhje lokale. Si forcë e dytë opozitare Frontit Evropian pas katër viteve, ose në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, do t’i takonte edhe  Ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale në 100 ditët e qeverisë teknike. Kësaj do i shtoheshin edhe disa poste zëvendës ministrash plotësues, kuptohet nëse deri atëherë nuk shfuqizohet Marrëveshja e Përzhinës. Kështë që Fronti Evropian fiton mjaft edhe nëse mbeten në opozitë, si forcë e dytë politike në vend, por parashtrohet pyetja sa do të fitonin anëtarët dhe simpatizuesit e këtij Fronit? Sidoqoftë, para se të bëhen të gjitha kombinnimet, BDI-së I mbetet të mbrojë rezultatin pasnesër më 22 maj, sepse në bazë të ankesave të pranuara nga Gjykata Administrative, Frontit i rrezikohet një deputet në njësinë 6 dhe një në njësinë 5. Në rast se i humb jkëta dy deputetë, atëherë do të mbetet pa diskutim forcë e tretë politike, sepse gjasat që LSDM dhe koalicioni I saj të humbin ndonjë deputet në rivotimet e së mërkurës janë minimale.

Ahmeti përmend opozitën, Zejdi nuk don të dëgjon!

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të shtunën pas mbledhjes së kryesisë partiake tha se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate.
Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione. Kjo është hera e parë që kryetari i BDI-së ka përmendur “përfitimet” që mund të ketë partia e tij, repektivisht koalicioni Fronti Evropian, nëse shkon në opozitë, si subjekt i dytë më i madh në vend.

“Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO me LSDM-në, për t’i përsëritur këto vendvotime, me qëllim që bashkimi i Frontit të mos jetë parti e dytë në vend. Por edhe nëse, negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma janë në vazhdim e sipër, për çdo eventualitet, pa paragjykuar këtu rezultatin e negociatave, por nëse Fronti mbetet opozitë, do të jetë përfaqësuese e shtetit në të gjitha institucionet e shtetit, ato kompetenca të cilat i ka opozita. Kështu që nga këto shqetësime që janë krijuar, është krijuar një unifikim mes dy partive më të mëdha të komunitetit maqedonas, që për fat të keq, ky bashkim, ky unifikim i këtyre politikave, frikësohemi që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndëretnike, që ne nuk i dëshirojmë të ketë një lëvizje të tillë”, deklaroi Ahmeti.  Për një pjesë bukur të madhe të opinionit, kjo deklaratë e Ahmetit u intepretua si sinjal se partia e tij dhe Fronti Evropian kanë filluar ta përgatisin anëtarësinë për shkuarjen e pashmangshme në opozitë.

Mirëpo në një vijë krejtësisht tjetër me deklaratën e Ahmetit është intervista e sotme e kryetarit të partisë Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejd, njëheri deputet i zgjedhur i Frontit Evropian. Zejd jo që nuk ka përmendur “përfitimet” e Frontit nëse shkon në opozotë si subjekt i dytë më I fuqishëm në vend, por me një deklaratë kategorike ka theksuar se Fronti Europian as që e ka ndërmend të mendoje se do të mbetet opozitë. Rexhepi-Zejd tha se janë fitues të votave shqiptare dhe përfaqësues legjitim të shqiptarëve.

“Fronti Europian nuk është futur në garë politike për të qenë as e dyta as e treta është futur për të fituar vendbanimet shqiptare dhe një gjë e tillë u dëshmua, janë numrat janë të dhënat publike, d.m.th legjitimiteti i popullit nga vendbanimet shqiptare, përfaqësimin e fitoi Fronti Europian”, tha Zjedi në në Daily Click në TV2.

Ai madje është i bindur se subjektet maqedonase kanë qëllim që ta lënë Frontin Evropian në opozitë, për të realizuar aspiratat e tyre, siç i ka quajtur, nacionaliste, kurse negociatat VMRO-VLEN i konsideron si “punë e voëgl”.

“Intensa e subjekteve maqedone është sekondare se çfarë do të merrte nesër nëse mbetet i pari i opozitës edhe pse nuk kemi të mbetemi në opozitë ne kemi fituar legjitimitetin e popullit në të gjitha vendbanimet shqiptare, por intensa e tyre është ushqimi i egos së tyre nacionaliste se mos vallë Maqedonia e Veriut do të vijë të perceptohet si një shtet binacional”, theksoi Zejdi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit