Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi ka bërë të ditur se nëse LSDM dhe koalicioni mbeten në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare, në disa sektorë orari do të shkurtohet në 35 orë pune një javë. Bytyqi tha se këto orare të punës fillimisht do të vlejnë për tre sektorë pa thënë se cilët janë, por ai përmendi se pesë orë pune më pak në javë në ato sektorë janë futur në disa vende të BE-së. Ai tha se nga 1 Janari 2025 kjo kërkesë e dyja palëve mund të zbatohet për të rritur produktivitetin në punë në interes të punëdhënësit, por edhe punëtorët për të pasur më shumë kohë tu përkushtohen familjes. Ai sqaroi se në sektorët në të cilët do të futet kjo risi nuk do të ketë ulje të pagave për punëtorët.
Por, Bytyqi tha se edhe rritja e pagës minimale do bëhet 600 euro dhe paga mesatare në 1,100 euro, ndonëse të kritikuar nga ekspertët se kjo vështirë të arrihet, ai tha se edhe në kohë krize u rritën pagat.
“Atëherë më kritikuan se si është e mundur ajo se do të kollaboj ekonomia dhe është e pamundur të jetë e qëndrueshme, tani ne angazhohemi për paga më të larta. Deri në fund të mandatit tjetër paga minimale do të jetë 600 euro dhe ekonomia mund ta mbaj sepse bëjmë ndryshime sistematike që të arrihet. Edhe oponentët politik thanë se inflacioni do të jetë rreth 2%. Kjo sjell ndryshimin e standardit të jetesës dhe ne e themi se do të jetë nën 2% dhe shpenzimet e jetesës do të rriten për 8%, kurse pagat do të rriten përafërsisht 60-70%”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.
Duke folur për programin zgjedhor të LSDM-së, nënkryetari Bytyqi tregoi se në program është paraparë që në vitin 2028 paga mesatare të jetë 1,100 euro, por që në vitin e parë të rritet për 200 euro shtesë me hyrjen e vendit në BE, pra do të jetë 1,300 euro. Këto janë të njëjtat analiza me të cilat janë paraparë në vitin 2020 që paga mesatare në vitin 2024 të jetë 34.000 denarë. Sot është 40.000 denarë, por nuk janë përllogaritur shpenzimet e shportës së konsumatorit, të cilat aktualisht kanë arritur në 1,210 euro për një familje katër anëtarësh duke përfshirë edhe qiranë.