Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeBilalli për Zhurnal: Cili është roli i ndërkombëtarëve në ndryshimin e Kodit...

Bilalli për Zhurnal: Cili është roli i ndërkombëtarëve në ndryshimin e Kodit Penal?

 Ndryshimet e Kodit Penal në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë temë qendrore e mediave por edhe e reagimeve të shumta. Së fundmi, brengosje për këto Ndryshime ka shprehur edhe Komisioni Evropian, që njihet edhe si qeveria e Bashkimit Evropian.
Profesori universitar Mersel Bilalli në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, thotë se kjo çështje mund të shikohet nga dy kënde të ndryshme. Ai thekson se nëse e shikojmë nga këndi perëndimor, ku funksionon mekanizmi i konfiskimit të pasurisë së krijuar me keqpërdorime, këto ndryshime janë normale, por se në Maqedoninë e Veriut këto ndryshime kanë qëllim krejtësisht tjetër.

“Në një shtet normal, këto ndryshime janë në rregull, sepse logjika perëndimore është konfiskimi i të vjedhurës, apo asaj që është siguruar përmes keqpërdorimeve. Ata nuk preferojnë dikë ta ushqejnë gratis në burg. Por, në situatën tonë ndryshimet e Kodit Penal nuk e kanë atë qëllim. Qëllimi shifet nga Hëna dhe s’do koment”, thekson Bilalli.

Ai analizon edhe qëndrimin e faktorit ndërkombëtar rreth kësaj çështje, duke vlerësuar se qasja e tyre është e ndikuar paksa edhe nga “fotografia e madhe gjeostrategjike”.
“Ndërkombëtarët janë bezdisur nga refreni banal VMRO-së se nuk pranojnë ndryshimin e Kushtetutës përmes diktatit bullgar, andaj shofin fotografinë e madhe të interesave gjeopolitike, tani kur bëhet luftë në zemër të Evropës. Ata sikur duan të çojnë mesazh se kundërshtimi i politikave perëndimore dhe ledhatimi i atyre ruse ka çminin e vet. Andaj, këto ndryshime në Kodin Penal i kënaqin disa palë të ndryshme, për qëllime të ndryyhme. Natyrisht ka reagime sa për sy e faqe”, thekson Bilalli.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit