Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeBesimi: Mbi 560 milionë euro nga BEI-ja, BERZH-i dhe BE-ja për përfundimin...

Besimi: Mbi 560 milionë euro nga BEI-ja, BERZH-i dhe BE-ja për përfundimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe vendkalimit të përbashkët hekurudhor në Tabanovc

Mbi 560 milionë euro janë siguruar për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në infrastrukturën hekurudhore. Pesëqind milionë euro janë siguruar për realizimin e fazës së tretë të hekurudhës së Korridorit 8 drejt Republikës së Bullgarisë dhe 7.5 milionë euro për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët hekurudhor në Tabanovc. Mjetet për realizimin e këtyre projekteve sigurohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor – VBIF-së dhe nga Programi IPA. Zgjidhjet ligjore për realizimin e këtyre mjeteve financiare janë miratuar dje në Kuvend, ndërsa sot ishin temë e takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve financiare në vend, Fatih Turkmenoglu i BERZH-it dhe Gabriel Bjorn nga BEI-ja.

“Qeveria dhe Ministria e Financave janë të përkushtuara fuqishëm për realizimin e projekteve të mëdha infratrukturore, të cilat do të sigurojnë zhvillimin e shtetit. Në këtë kontekst, po punohet me përkushtim në sigurimin e mjeteve financiare, sa i përket realizimit të projekteve të tilla të mëdha infrastrukturore, që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike jo vetëm gjatë realizimit të tyre, por edhe në periudhë afatgjatë përmes rëndësisë së tyre sa i përket lidhjes dhe lehtësimit të transportit. Prandaj, në vitet e fundit në buxhetet projektohen vlera të mëdha të investimeve kapitale, të cilat për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm janë dy herë më të mëdha krahasuar me vitin 2020”, theksoi ministri Besimi.

Ai falënderoi BEI-në dhe BERZH-in për mjetet e siguruara financiare për realizimin e këtyre projekteve të mëdha kapitale për vendin tonë dhe për përkrahjen e përgjithshme që e sigurojnë këto dy institucione financiare ndërkombëtare për vendin, që së bashku arrijnë rreth 4 miliardë euro.

Për realizimin e Projektit të Korridorit hekurudhor 8 – Faza 3, pjesa Kriva Pallankë deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 175 milionë eurove nga BERZH-i dhe 175 milionë euro nga BEI-ja. Për realizimin e këtij projekti janë siguruar 149.2 milionë euro grant investues nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor – VBIF, si dhe grant nga IPA 2 në vlerë prej 60.77 milionë eurove.

Me këtë projekt do të përfundojë ndërtimi i pjesës lindore të Korridorit hekurudhor 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë.

Lidhur me projektin për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët hekurudhor në Tabanoc, me Republikën e Serbisë, janë siguruar mjete në vlerë prej 5 milionë eurove nga BERZH-i dhe 2.5 milionë euro grant nga VBIF-ja.

Në periudhën e ardhshme pritet që për realizimin e këtyre mjeteve të nënshkruhen marrëveshjet financiare me BEI-në dhe BERZH-in dhe KE-në.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit