Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot ka nisur linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së.
Përmes këtij programi bizneset do të kenë mundësi për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë investimet me efiçiencë energjetike, energji të rinovueshme dhe efiçiencë të resurseve duke kontribuar në reduktimin e gazeve serrë.
Duke e cilësuar si një projekt të rëndësishëm për BERZH, Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë, Projekti Go Green është një instrument qenësor për investimet në energjinë e ripërtritshme në Kosovë.
Ai theksoi se si BERZH e ka ndihmuar shumë Kosovë për të krijuar pavarësi dhe siguri energjetike.
“Ne po ashtu financojmë energjinë e ripërtritshme dhe me aq sa e di unë rreth 50 mgë të projekteve që kemi ofrua përmes këtij programi dhe si BERZH jemi efektiv në projekte të mëdha në fermat e erës prej 150 mgë. Mendoj se kemi kontribuar mjaftë shumë në pavarësinë energjetike të Kosovës dhe sigurinë energjetike dhe mendoj se ky është një program unik meqë është kombinimi i parave natyrë e huave komerciale përmes këtyre granteve që jepet nga BE…
Për BERZH ky është programi kryesor tani për tani për ofrimin dhe kanalizimin e fondeve përmes bankave komerciale që të arrijnë sa më shumë klientë..03’05 Kosova është duke e rritur konkurrueshmërinë në biznese në NMV duke e ulur koston energjetike para se të gjitha dhe që t’u mundësoj atyre të bëhen më shumë eksportuese dhe konkurruese dhe pjesë e zinxhirit ndërkombëtar të vlerave”, tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se programi SME Go Green mundëson qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të mesme e të vogla.
Rizvanolli ndër të tjera theksoi se tashmë Kosova po punon drejt një të ardhme të gjelbër dhe nuk ka kthim prapa.
“Progresi i këtyre programeve ka rëndësi jetike për të mbështetur qëndrueshmërinë ose reziliencën e këtij sektori. Me mbështetjen e dhënë nga BERZH dhe BE ky program gjatë viteve që shkuan ka ofruar mbështetje të jashtëzakonshme financiare për NMV financiare dhe të konsulencës duke u ndihmuar bizneseve që të përafrohen me BE në fusha të ndryshme…Theksi i programit në teknologji të gjelbër dhe qëndrueshmëri i ka ndihmuar shumë NMV që të përqafojnë ekonominë e gjelbër dhe kam kënaqësinë që të vë theksin që ky program është përgjatë synimeve strategjike të Kosovës që ka përqafuar agjendën e gjelbër”, u shpreh ministrja Rizvanolli.
Johannes Stenbak Madsen, shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian theksoi se janë të përkushtuar ta ndihmojnë ekonominë kosovare drejtë energjisë së ripërtritshme.
Ai tha se programi SME Go Green synon t’i ndihmoj bizneset në Kosovë në reduktimin e ndotjes dhe qëndrueshmërinë e tyre.
“Si pjesë e këtij programi BE ka investuar 6 milionë euro për të dhënë grante apo 50% e huas për të marr një nga bankat partnere lokale dhe tri asistenca teknike për teknologji të re dhe përmirësimet e kapaciteteve. BE është e përkushtuar për të përmirësuar përkrahjen e drejtpërdrejtë për bizneseve dhe duke parë të ardhmen dua t’iu njoftoj se kjo iniciativë për përkrahjen e bizneseve në Kosovë do të vazhdoj nën ombrellën e programit rajonal të BE. Po ashtu ofrojmë NMV në Kosovë një mundësi unike për të përfituar prej një iniciative më të re nga BE dhe BERZH që është SME Go Green. Financimi nga ky program do të jetë plotësisht në sjelljen e atyre ekonomike dhe avancimin e energjisë efiçiente dhe energjisë së ripërtritshme”, theksoi ai.
Deri më tani nga ky projekt kanë përfituar 156 biznese, dhe mbi 80% e përfituesve janë jashtë Prishtinës./kp/