Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeBerisha: Sot nisim protestën në rrugë, do vijojmë në parlament

Berisha: Sot nisim protestën në rrugë, do vijojmë në parlament

Mesazhi i Sali Berishës ishte i qartë para se Komisioni i Mandateve të niste shqyrtimin e kërkesës së SPAK për ndryshimin e masë së sigurisë për Berishën në lidhje me hetimet për ish-kompleksin sportive “Partizani”,

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se sot shpall sot fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës.

“Dikur hetuesia speciale e Sigurimit të Shtetit, prokurorë mercenarë paraqitën në Komisionin e Mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi kanë shkelur me dy këmbë nenin 73 dhe 38 të Kushtetutës së vendit, ata sot paraqiten si gardë pretoriane mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, për të kërkuar jo vendosjen e masave siç e kërkon Kushtetuta, por për të kërkuar legjitimin e vendimit të tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendimi”.

“Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit