Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeBDI ka pranuar realitetin, Opozitarizmi qenka i vështirë!

BDI ka pranuar realitetin, Opozitarizmi qenka i vështirë!

Temperaturat e nxehta të verës janë vetëm vështirësi por asesi pengesë për partinë opozitare shqiptare BDI, të cilët organizuan mbledhjen e përgjithshme në qytetin e Gostivarit. Kjo mbledhje vjen pasi shumë funksionar të kësaj partie kanë marrë ngjyrë kafe nga pushimet e realizuara, por siduket pushimin nuk e kanë vazhduar dhe nuk do të jenë në gjumë edhe nga pozicioni i opozitarëve. E kjo i bënë mirë edhe pushtetit aktual VLEN të cilët do të punojnë me përgjegjësi e kujdes në mënyrë që të mos ketë hapësirë për kritika.

Nuk u bë kjameti BDI po e merr veten duke e pranuar realitetin e kalimit në opozitë –

Nëse eksponentë të caktuar të kësaj partie deklaronin vazhdimisht se nuk e kanë për pushtet dëshmuan se kanë gënjyer, pasi shumë vështirë e përballuan faktin e të humburit pushtetin dhe kalimin në opozitë. Kjo mbase nga BDI u tentua edhe me forma e mjete të ndryshme të ndryshohet por e kot dështuan në secilën përpjekje.

Nuk u mbeti tjetër pos ta pranojnë e përqafojnë realitetin dhe të fillojnë të punojnë nga kampi opozitar, duke u shndërruar si partia më e madhe opozitare dhe konstruktive në të njëjtën kohë. Nga BDI të shtunën organizuar edhe mbledhjen e përgjithshme të partisë, ku miratuan tre rezuluta, pasi u vlerësua se gjendja në Maqedoninë e Veriut është shqetësuese. Kërkohet zbatim i potë i rezulutave nga institucionet shtetërore.

Legjitimitet, Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese dhe Rezoluta mbi organizatën politike, ishin tri rezolutat të cilat u miratuan nga ana e anëtarëve e organeve drejtuese të mbledhura në Mbledhjen e Përgjithshme të mbajtur në Gostivar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga kjo parti kërkuan që institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut të angazhohen për zbatimin e plotë dhe të pandërprerë të këtyre tri marrëveshjeve ndërkombëtare, duke siguruar që ato të përmbushen në mënyrë të plotë dhe efektive, së bashku me ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve relevante të mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, duke ofruar asistencë dhe mbikëqyrje të nevojshme për të siguruar përmbushjen e tyre.

E ky veprim dhe hap i kësaj partie dëshmon dhe vulos realitetin faktik që BDI ka kaluar në opozitë, edhe pse dihej por e kishin të vështirë ta pranonin. Përpilimi i rezolutave është e drejt juridike e secilës parti apo subjekt, por kërkesa për miratim nga institucionet e vendit është delikate për faktin se këto institucione duhen të çkapen nga ndikimi që ka lënë pas kjo parti e pastaj të fillojnë me reformim e punë të nevojshme. Por, nuk është se nga partitë shqiptare VLEN pjesë të pushtetit kanë qëndruar të heshtur për mbledhjen e BDI-së, Taravari dhe Mexhiti janë pyetur nga gazetarët dhe kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Taravari: Ali Ahmetit i dëshpëruar shumë por i ngjante roli opozitarit

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka theksuar se nga BDI si opozitë e vërtet pret që pas 100 ditësh të tregojë për sukseset e kësaj Qeverie por edhe për dështimet nëse ka.

“Absolutisht jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve me të gjitha parametrat në qoftë se i analizoni, kështu që unë ju uroj vetëm qetësi dhe shëndet dhe besoj se mbas 100 ditësh bashkëbisedojmë dhe të na tregojnë për sukseset që kemi arritur apo në qoftë se kemi dhe dështime, këtu jemi për të na kritikuar, opozita e vërtet kështu është. Unë e konsideroj z.Ahmetin si njeri të urtë dhe mençur i cili do të dijë të veprojë ashtu siç duhet, si opozititarë i vërtet dhe i ngjan opozita”, tha Taravari.

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë” –

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, tha se BDI-ja çdo ditë e më tepër po e humb fuqinë dhe se kjo u dëshmua edhe një ditë më parë, kur kjo parti nuk arriti të mbush sallën në Gostivar, në aktivitetin partiak. Sipas Mexhitit, shqetësimi më i madh i BDI-së është kërkesa e VLEN-it dhe VMRO-së për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit, që mund t’i çojë para drejëtësisë përgjegjësit për përhapjen e kumarit në mënyrë të paligjshme.

“Mendoj se kanë filluar ta ndjejnë se nuk e kanë përkrahjen në terren, nuk mund t’i japin urdhra klientelistëve, administratës për t’i mbushur sallat. U pa që dështoi sepse unë kam qenë aty, kryesia qendrore ka 21 anëtarë, këshilli i përgjithshëm diku 100 dhe formacioni 500-600 anëtarë duhet të jetë kongres partie. Dështuan të bëjnë një tubim masovik, e panë që nuk e kanë mbështetjen e popullatës. Kjo është cështja e që BDI-në dhe Frontin Evropian nuk i len rahat që këto 100 ditë brenda ditës bëjnë si “pula pa kry”, tha Mexhiti.

Kujtojmë që, BDI gjatë këtyre viteve nuk ka qenë shumë e fuqishme në pushtet por përballë ka pasur një opozitë lehtë të kontrollueshme të shkapërderdhur dhe të përçarë. Sot, ky realitet ka ndryshuar formë dhe kuptim kampi shqiptarë është më mirë se asnjëherë më parë. Partitë në pushtet në kuadër të koalicionit VLEN pritet të shkrihen në një ose më së shumti dy parti politike për ta ruajtur gjenezën e ndryshimit.

Ndërkaq, partitë që shkojnë në opozitë e kanë kohën, mundësin, e më shumë se kaq nevojën për të bërë ndryshime drastike, reforma rrënjësore për të rifreskuar partinë me fytyra të reja dhe për ta bërë një opozitë konstruktive ashtu siç i ka hije korrigjuese të pushtetit. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit