Nga BDI i janë përgjigjur akuzave të VLEN në lidhje me mjetet financiare të harxhuar të ekzekutivit për Lotarinë e Maqedonisë së Veriut. Nga BDI thonë se pikërisht opozita ka bllokuar ndryshimet ligjore në Ligjin për Lojërat e Fatit, që sipas tyre do të dislokonin Lojërat e Fatit.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë tashmë se ishte pikërisht opozita ajo që nuk e mbështeti propozim-ligjin për mbylljen e lojërave të fatit nëpërmjet dislokimit të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet publike, ose thënë shkurt – mbylljen e lojërave të fatit në vendbanimet e qyteteve të vendit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit”