Lëvizja Vetëvendosje po mbanë tubime në Gjermani me mërgimtarët. Në këto takime po merrë pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
E nga Prishtina deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka dhënë një mesazh për opozitën në Kosovë.
Ai ka thënë se 80% e mërgatës do të votojnë për Kurtin, ata i besojnë VV’së.
‘’E vërtetë se mërgata ka ndryshuar, tash do e votojë me mbi 80% Albinin, mërgata i beson Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje’’, ka shkruar Bajqinovci.
Takimet e Kurtit në Gjermani janë kritikuar ashpër nga ana e partive opozitare në Kosovë.