Besi dhe Xhensila, vazhdojnë “kunjat” për njëri tjetrin, pas ndarjes së tyre.
Derisa po flitet për ndarjen e tyre, ata po vazhdojnë të jenë aktiv në rrjete sociale, e herë edhe duke ‘thumbuar’ njëri-tjetrin.
Ka qenë aktori e këngëtari që ka sjellë së fundmi një projekt të ri të quajtur “Mosmirënjohja”, për të cilin u tha se ia ka dedikuar ish-bashkëshortes.
“Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, u shpreh Xhensila në postimi e radhës.
Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Ajka dhe djalin Amen.