Policia sot ka arrestuar një gjykatës nga Gjykata Supreme për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjykatësi është privuar nga liria në vendin e ngjarjes gjatë kryerjes së veprës penale.
Nga MPB shtojnë se priten udhëzime të mëtutjeshme nga prokurori publik kompetent.
Gjykatësi i arrestuar ka të drejtë të kërkojë imunitet gjyqësor për të cilin vendos Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e Këshillit me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote.
Nga Këshilli Gjyqësor për MIA-n informuan se deri më tani nuk kanë marrë informacion.