Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeArrestohen tre persona nga Gostivari, konfiskohet një sasi e mjeteve piroteknike

Arrestohen tre persona nga Gostivari, konfiskohet një sasi e mjeteve piroteknike

Sektori për Punë ët Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria tre persona, tek të cilët është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mjeteve piroteknike. Sipas SPB-Tetovë, ndaj personave të ndalur do të ngritët padi përkatëse.

“Sektori për Punë të Brendshëm Tetovë- Njësia Policore Gallatë, dje (19-dhjetor) në tre objekte tregtare në fshatrat e Gostivarit Negotinë dhe Dobërdoll, kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 6964 copa mjete të ndryshme piroteknike, shumica e atyre fishekzjarre dhe me këtë rast kanë arrestuar dhe privuar nga liria tre persona. Në periudhën nga 16:50 deri në ora 19:10, është privuar personi I.D. (61) me 3826 copë dhe H.J. (49) tek i cili janë sekuestruar 2895 copa të dy nga Negotina, po ashtu tek G.R. (60) nga Dobërdolli janë konfiskuar 243 copa. Mjetet piroteknike të gjetura janë dokumentuar dhe kundër tre personave do të përgatiten parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit