Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, sa i përket rrezikut nga Rusia, tha se fati ynë i madh është se jemi pjesë e NATO-së.
“Por patjetër që Rusia do të tenton të ketë ndikim në Maqedoni, por ndikimi realisht rus vjen nëpërmjet Serbisë, ajo është ambasadori i kryesorë në Ballkan, dhe fatkeqësisht ndikimi i Rusisë po rritet me Ballkanin e Hapur dhe me shumë projekte që kanë realizuar, për shembull rritja e tregtisë me Rusinë, kjo është paradoksale”, u shpreh Taravari.
Taravari tha se një pjesë të fajit e ka një pjesë e pushtetit që ka lejuar hyrjen e diplomatëve rus.
“Zotri Ahmeti a ka patur takim me ambasadorin rus në Maqedoni. A ka komunikim të rregullt…pyeta vetëm”, u shpreh Arben Taravari.