Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeAnëtarët e KSHZ-së u takuan me prokurorin publik Bajrami dhe anëtarët e...

Anëtarët e KSHZ-së u takuan me prokurorin publik Bajrami dhe anëtarët e Komisionit për ndjekjen e parregullsive dhe veprave penale të mundshme lidhur me zgjedhjet

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve realizuan takim me kryetarin Xhelal Bajrami dhe anëtarët e Komisionit për ndjekjen e parregullsive dhe veprave penale të mundshme lidhur me zgjedhjet në Prokurorinë Publike, ku u  diskutua gatishmëria e të  dy institucioneve për zgjedhjet e aktuale presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.

Në takimin koordinues, përfaqësuesit e të dy institucioneve shkëmbyen informacione për aktivitetet lidhur me procesin zgjedhor, për sfidat me të cilat përballen gjatë zgjedhjeve, si dhe u diskutuan zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e të njejtave.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni në Prokurorinë Publike shprehën nevojën për bashkëpunim dhe komunikim intensiv në procesin e zhvillimit të zgjedhjeve të aktuale në shtet, si dhe informimin intensiv në kohë dhe në mënyrë të saktë  për të gjitha parregullsitë e mundshme që mund të jenë objekt i përgjegjësisë penale.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e dy institucioneve konkluduan se koordinimi për të vepruar sipas kompetencave të tyre është veçanërisht i rëndësishëm për sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të votës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit