Thursday, November 28, 2024
spot_img
BallinaLajmeAmbasadorja Aggeler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

Ambasadorja Aggeler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

SHBA-të kanë futur në “listë të zezë” ish-Zv/Kryeministrin e Qeverisë së Zoran Zaevit, Koço Angjushevin, për shkak të “korrupsionit të konsiderueshëm”. Krahas Angjushevit, siç njofton KlanM, hyrja në SHBA u ndalohet bashkëshortes së saj Elizabetës dhe fëmijve Angelit dhe Ognenit.

Derisa ishte në pozitën e Zv/Kryeministrit, Angjushevi ka keqpërdorur funksionin e tij për përfitime të interesave të tij private të biznesit – njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Me veprimet e tij, Angjushevi ka minuar besimin e opinionit në institucionet e Maqedonisë së Veriut – thuhet në komunikatë.

Nga Ambasada amerikane në Shkup, sic percjell KlanM, thonë se ky vendim dëshmon se SHBA-të mbështesin njerëzit një RMV që kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët publik të korruptuar.

“Vendimi i sotëm për ish-Zv/Kryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, është edhe një dëshmi se SHBA-të do të vazhojnë t`i sanksionojnë aktorët e korruptuar në vend dhe gjithë rajonin, pa marrë parasysh pozitën e tyre, përkatësinë politike ose periudhën e keqpërdorimeve. Do të ketë sanksione tjera në Maqedoninë e Veriut, por është fakt se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta përmirësojnë epideminë e korrupsionit në RMV” – thotë Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler.

“Lista e zezë” amerikane, për funksionarë të dikurshëm dhe aktual, biznesmenë dhe të dyshuar për korrupsion, sic njofton KlanM, pandërprerë po rritet që nga Prilli i vitit 2022, kur në këtë listë, fillimisht, u gjetën ish-Kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-Shefi I shërbimit sekret, Sasho Mijalkov.

Në qershor të këtij viti, sic njofton KlanM, në listë hyri edhe Kryebashkiaku i Strugës, Ramiz Merko, kurse pastij edhe biznesmeni Jordan Kamçev me nënën e tij Ratka, si dhe biznesmeni rus Sergej Samsonenko dhe bashkëshortja e tij, Irina. Paralelisht, ishin bllokuar edhe disa kompani të tyre.

Ajo që veçon emërimin e Angjushevit për listën e sanksioneve amerikane, sic njofton KlanM, është fakti se vënia e tij në “listë të zezë” është bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e jo nga Ministria e Financave të SHBA-së, sic ishte rasti me vendimet paraprake.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit