Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeAmbasadori suedez viziton familjen e Liridona Ademajt

Ambasadori suedez viziton familjen e Liridona Ademajt

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka njoftuar se e ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht më 29 nëntor, një rast i përgatitur ndaj saj nga tre të dyshuar në mesin e të cilëve bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Liridona Ademaj kishte edhe nënshtetësi suedeze.Para rreth dy muajsh, Ademaj ishte kthyer për të jetuar në Kosovë me burrin e saj, kanë konfirmuar nga familja e së ndjerës.

Kurse, ambasadori Westerlund ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë që të sjellin të dyshuarit para drejtësisë.

“Këtë mëngjes vizitova famijen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet e mia të përzemërta për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për të sjell të dyshuarit tek drejtësia”, shkroi ambasadori Westerlund në platformën X.

Liridona Ademaj 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit