Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeAmbasada gjermane jep vizën e fundit, pak para hyrjes në fuqi të...

Ambasada gjermane jep vizën e fundit, pak para hyrjes në fuqi të liberalizimit për Kosovën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka dorëzuar vizën e fundit, pasi me 1 janar qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE.

Rohde, e quajti moment historik, duke thënë se do të ndodhë liberalizimi i merituar për shtetasit e Kosovës.

Kjo tha ai, do të ofrojë më shumë diasporën shqiptare.

“Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi të Kosovës. Të emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë!  Duke sjellë shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku, Gjermani –Kosovë”, shkroi Rohde.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.

Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera./Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit