Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteAleancë Shqiptare, thuaji JO BDI-së – Letër e Hapur e intelektualëve

Aleancë Shqiptare, thuaji JO BDI-së – Letër e Hapur e intelektualëve

Një grup intetelektualësh shqiptar nga Maqedonia e Veriut përmes një letre të hapur, i kanë bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët që të mos bëjë koalicion parazgjedhor me BDI-në.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë thirrjen e tyre.

Të interesuar për perspektivën e shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të RMV-së, duke ndjekur rrethanat aktuale politike në vend, ne të poshtëshënuarit, drejtohemi me këtë APEL:

ALEANCË SHQIPTARE, THUAJI JO BDI-së!

Në vigjilje të mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Alencës për Shqiptarët, kemi një porosi shumë miqësore dhe dashamirëse për kuvendarët e nderuar të kësaj partie, nga të cilët presim një vendim racional për të mirën e qytetarëve të vendit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

Thelbi i porosisë tonë është po ai që e shihni si titull të këtij statusi, të shënuar me shkronja të MËDHA.

Pra: ALEANCË SHQIPTARE, THUAJI JO BDI-së! (për shkak të mirësjelljes edhe akronimin e partisë tjetër e kemi shkruar me germa të mëdha).

Bazuar në deklaratat publike të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, kuvendi do të duhet të debatojë më së voni deri në fund të dhjetorit dhe se ka mendime të ndara në lidhje me atë se si Aleanca do të garojë, vetë, në koalicion me frontin opozitar apo në koalicion me BDI-në.

Na gëzon fakti që kjo parti synon të mos shndërrohet në një “sulltan parti” ku vendimet në mënyrë arbitrare i merr kryetari apo kryesia e saj, por kuvendi i përgjithshëm si organ më i lartë partiak. Sipas nesh (besoj edhe sipas shumë njerëzve të vullnetit të mirë), qëndrimit të prerë të Taravarit se është kyçur në parti me qëllim që ajo ta zëvendësojë BDI-në si partner në pjesën shqiptare të qeverisjes së vendit dhe se ASH është krijuar dhe në vazhdimësi është antipod i BDI-së, kuvendarët duhet t’i japin përkrahje të fortë si atij, ashtu edhe kryesisë qendrore, pa hamendje.

Fatkeqësisht dëgjojmë thashetheme (urojmë të jenë dezinformata) se funksionarë të caktuar partiakë përpiqen të krijojnë opinion se dalja në zgjedhje me BDI-në është opsioni më i mirë (e përsërisim, urojmë të jenë gënjeshtra të kulluara).

Si grup apartiakë aktualisht, ndoshta do të ishte pretencioze të sygjerojmë se jemi të mendimit që vendi i ASH-së është në listë të përbashkët me frontin opozitar duke mundësuar kështu koncentrimin e votave në vetëm dy blloqe, ku ky front gjithësesi do të dilte fitues i bindshëm, por jemi shumë të sigurtë se ASH-ja BDI-së duhet t’i thotë JO.

ALEANCË SHQIPTARE, THUAJI JO BDI-së! Bëhu pjesë e ndryshimit, bëhu pjesë e historisë, vepro ashtu si të rreh zemra!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit