Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaTechnologyAksionarët e Tesla-s miratuan pagesën prej 56 miliardë dollarë për Elon Musk

Aksionarët e Tesla-s miratuan pagesën prej 56 miliardë dollarë për Elon Musk

Elon Musk deklaroi se aksionerët e “Tesla” me shumicë të madhe votuan për shpërblimin rekord për të dhe njoftoi se selia e kompanisë do të zhvendoset në Teksas.

Shpërblimi për Musk prej 56 miliardë dollarësh u vendos fillimisht në vitin 2018, por u bllokua nga një gjykatë në Delaware pas padisë së një investitori të vogël. Gjykatësi tha se shuma nuk ishte e drejtë dhe procesi i përcaktimit të paketës nga bordi, ku Musk kishte ndikim të madh, ishte i gabuar.

“Tesla” e përshkroi vendimin gjyqësor si thelbësisht të padrejtë dhe të papërputhshëm me vullnetin e aksionerëve. Kompania më pas arriti një marrëveshje për një votim të ri dhe kërkoi nga aksionerët të mbështesin planin për zhvendosjen nga Delaware. Bordi drejtues tha se Musk e meriton paketën pasi “Tesla” ka arritur qëllimet e saj ambicioze nën udhëheqjen e tij dhe është e nevojshme të sigurohet që ai të mbetet i përkushtuar ndaj kompanisë.

Paketa është 300 herë më e madhe se paga më e lartë e një drejtori ekzekutiv në SHBA vitin e kaluar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit