Policia e Kosovës ka kërkuar edhe zyrtarisht bashkëpunim për gjetjen dhe arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, i cili është i ngarkuar me veprën ‘dhunë në familje’.
Akil Gjakova dhe gruaja e tij janë në një proces divorci, ndërsa para disa ditësh ai është denoncuar nga gruaja për dhunë.
Megjithatë, nga ajo ditë, Gjakova nuk është paraqitur në Polici, duke bërë që këta të fundit të bëjnë thirrje për ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e xhudistit kosovar.