Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeAhmeti: Merko duhet të hetohet, Musliu z. Ahmeti të hetoj edhe Ejup...

Ahmeti: Merko duhet të hetohet, Musliu z. Ahmeti të hetoj edhe Ejup Rustemin !

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti në lidhje me shpalljen e kryetarit Merko për persona non-grata, bëri thirrje që të hetohet veprimtaria e Merkos.

“Zoti Merko duhet të hetohet dhe absolutisht Merko nuk e kundërshton një veprim të tillë sepse vet zoti Merko është votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e BDI-së që të hapet hetim për veprimtarinë e BDI-së që nga fillimi dhe deri sot”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se BDI kërkon të hapen hetime për të gjithë funksionarët.

Por themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, Bexhet Musliu pyet publikisht kreun e kësaj partie BDI, z.Ali Ahmetin se a do të kërkoj hetim edhe për drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Rrugëve, Ejup Rrustemi për të cilin ka dyshime për tenderi prej 140.000.000,00 denarë, i cili përfshin kositjen e barit, por edhe grumbullimin e mbeturinave autostradën Shkup – Tetovë ?

Musliu i bënë apel Ahmetit: Është koha e fundit që Ali Ahmeti të mos pret vetë DASH-i kur të nxjerr politikanë non-grata, po të merret edhe si lider i partisë në pushtet dhe të hetoj vet funksionarët nga pozitat e tyre, posaçërisht Ejup Rustemin.Koha është për veprim!

Përse Ejup Rustemi quhet “drejtor tenderist”?

Partia opozitare maqedonase përmes një komunikate ka akuzuar se pushteti aktual që po udhëheq me institucionet e shtetit po vijon veprime të dyshimta korruptive përmes tenderëve.

Sipas kësaj partie, drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ka lidhur kontratë tenderi me një kompani nga Kërçova për kositjen e barit, krasitjen e degëve dhe prerjen e pemëve në brezin rrugor, në vlerë prej 2.4 milionë euro.

“Në të njëjtën kohë, kur nuk ka para për tekste, kur nuk ka lekë për ilaçe, kur populli varfërohet për shkak të inflacionit rekord, në mënyrë “magjike” gjenden para për kositjen e barit dhe prerjen e pemëve, në masën mbi 2. milion euro, dhe qeveria nuk ka ndërtuar as një kilometër autostradë në vend. Tashmë për qytetarët është e qartë skema e qeverisë, me të cilën përmes ndërmarrjes shtetërore ‘Rrugët shtetërore’, për interesa biznesi, Maqedonia po zhveshet, përmes survejimit prej 22 milionë euro dhe tani me 2.4 milionë euro shtesë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit