Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Angela Ageler, në një konferencë për shtyp tha se kur Departamenti i Shtetit Amerikan shpalli kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, si “non grata”, askush nuk u surprizua, askush nuk tha “hejjj ai i korruptuar”. Sipas saj, të gjithë e dinin se ai ishte i korruptuar, prandaj askush nuk u habit me këtë vendim të SHBA-ve, shkruan TV”!.
“Para 6 muajsh kemi filluar me personin e parë “non grata”, përkatësisht në qershor të këtij viti kur shpallëm Ramiz Merkon, njerëzit përreth nuk u habitën aspak, askush nuk tha “hejjj ai i korruptuar”, të gjithë e dinin kjo është diçka që ne do të vazhdojmë ta bëjmë, është goxha punë që do të marrë edhe kohë për Uashingotonin por edhe per ne këtu si ambasadë, duke bërë të gjitha investigimet e duhura, për t’u siguruar 100 për qind se ky person është i korruptuar apo jo. Në këtë vend kemi një epidemi korrupsioni në të gjithë sektorët, por ne do të vazhdojmë luftën tonë dhe mendoj se do t’ia arrijmë qëllimit tonë.”- tha Aggeler.