Saturday, April 19, 2025
spot_img
BallinaKurioziteteAdministrata e Trumpit synon që të mbyllë gati 30 ambasada e konsullata...

Administrata e Trumpit synon që të mbyllë gati 30 ambasada e konsullata nëpër botë

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po e shqyrton mbylljen e gati 30 ambasadave e konsullatave, përderisa për synim ka ndryshime domethënëse në praninë diplomatike të saj jashtë vendit, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit, të cilin e ka siguruar televizioni CNN.

Në këtë dokument gjithashtu rekomandohen zvogëlimi i pranisë në misionet diplomatike amerikane në Somali dhe Irak – dy shtete që kanë qenë kyçe në përpjekjet e ShBA-së kundër terrorizmit – dhe “ripërcaktimi i madhësisë” së qendrave të tjera diplomatike, raporton televizioni i njohur amerikan.

Ndryshimet e propozuara vijnë në kohën e një përmbysjeje më të gjerë të pritshme të agjencisë diplomatike të ShBA-së, derisa administrata e Trumpit, e nxitur nga Departamenti i Efiçiencës Qeveritare i mbështetur nga miliarderi Elon Musk, po bën përpjekje dramatike për ta tkurrë qeverinë federale. Është e paqartë nëse sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e ka miratuar mbylljen e propozuar të ambasadave e konsullatave.

Në dokument propozohet që detyrat e ambasadave të mbyllura të mbulohen nga qendrat diplomatike në shtetet fqinje.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, nuk i komentoi dokumentin e brendshëm ose planet për ta zvogëluar në masë dramatike madhësinë e Departamentit të Shtetit.

Administrata e Trumpit ka njoftuar të nominuar për ambasada për vetëm dy prej ambasadave të rekomanduara për t’u mbyllur – Maltën dhe Luksemburgun.

Televizioni CNN kishte raportuar në mars se Departamenti i Shtetit po bënte lëvizje për t’i mbyllur disa nga konsullatat që ndodhen në listën e dokumentit të brendshëm./Nacionale

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit