Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeAdemi: Idenë për president shqiptar, Ali Ahmeti e ka shpalosur në vitin...

Ademi: Idenë për president shqiptar, Ali Ahmeti e ka shpalosur në vitin 2009! (Video)

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi përmes një deklarate para Presidencës ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për kandidaturën e Bujar Osmanit për president të vendit. Ademi thotë se BDI do të luftojë që presidenti të zgjedhet në Kuvend me 80 vota respektivisht me shumicë prej 2/3.

“Prandaj kërkojmë përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për kandidaturën e Bujar Osmanit që të na mundësojë ta ndryshojmë kushtetutën njëkohësisht, edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe amendamentet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë. Kjo do të jetë qëndrimi i BDI-së edhe për rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare dhe ne do t’ia arrijmë”, deklaroi mes tjerash Ademi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit