Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot ia ka dorëzuar detyrën Milojko Spajiq. Abazoviq, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kjo është një sjellje demokratike.
“I urova fat kryeministrit të ri dhe të 44-të të qeverisë”.
“Mali i Zi gjithmonë të arrijë vetëm suksese dhe të qëndrojë në rrugën e drejtë!”, ka thënë Abazoviq.