Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeAbazoviç: Deri në formimin e qeverisë së re, nuk do ta marr...

Abazoviç: Deri në formimin e qeverisë së re, nuk do ta marr rrogën e deputetit

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar drejtoreshën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jelena Peroviç se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e tij parlamentare deri në zgjedhjen e qeverisë së re dhe se nuk do të marrë rrogën e deputetit deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Abazoviç ka kujtuar se më 27 korrik është konstituuar mbledhja e 28-të e Kuvendit, ku është zgjedhur deputet dhe se mandati i tij parlamentar është verifikuar në seancën konstituive, shkruan Vijesti.

Në letër ai thekson se Kushtetuta parashikon që Presidenti dhe anëtari i Qeverisë nuk mund të kryejnë funksione parlamentare, ndërsa Ligji për Parandalimin e Korrupsionit parashikon detyrimin për dorëheqje brenda 30 ditëve nga fillimi i funksionit të dytë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit