Sunday, November 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeSzijjarto: Ta pranojmë Ballkanin Perëndimor në BE që nesër, jo në vitin...

Szijjarto: Ta pranojmë Ballkanin Perëndimor në BE që nesër, jo në vitin 2030

 Hungaria kërkon anëtarësimin e menjëhershëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, duke folur në një panel të forumit strategjik në Bled të Sllovenisë bashkë me përfaqësues të tjerë të vendeve të BE-së, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të pranimit për ta bërë bllokun europian edhe më të madh dhe fuqishëm në skenën globale.

“Zgjerimi është një domosdoshmëri. Procesi duhet të përshpejtohet sa më shumë që të mundet. Ne dëgjuam afatin 2030 dje. Pse të mos ndodhë që nesër? Çfarë na pengon ne që ta themi këtë? Ne duhet t’i përfshijmë të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian në vend që të presim deri në vitin 2030. Le t’i hapim të gjitha kapitujt. Është një historik shumë i keq në vitet e fundit pasi ne nuk kemi qenë në gjendje të hapim kapituj me vendet Kandidate. Ne duhet të anëtarësojmë Ballkanin Perëndimor dhe bashkë me të, blloku do të jetë më i madh. Ne do të jemi më të fuqishëm”, tha Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

Ministri renditi përfitimet që do të merrte Bashkimi Europian nga pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nisur nga ekonomia, siguria energjetike dhe shmangia e ndërhyrjes së shteteve të tjera jashtë unionit në rajon.
“Bashkimi Europian ka më shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor se sa ky rajon ka nevojë për anëtarësimin europian. Duhet të jemi të shpejtë dhe t’i japim përparësi. Duhet ta kemi prioritet zgjerimin.

Këtë ide e mbështeti edhe Franca. “Nëse ne dëshirojmë paqe, siguri dhe stabilitet në kontinent, ne duhet të zgjerojmë BE-në. Ne duhet ta bëjmë këtë për vendet kandidate dhe për vetë Bashkimin Europian”, tha Laurence Boone, ministre e Francës për çështjet Europiane.

Ndërkohë, gjatë të hënës, po në të njëjtin forum, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se Bashkimi Europian duhet të jetë gati që të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030. 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, janë në faza të ndryshme të procesit së anëtarësimit në bllok, ndërsa shpeshherë janë shfaqur shtete anëtare që kanë penguar avancimin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit