Lidhja Evropian për Ndryshime paralajmërojnë masa bojkotim të Parlamentit dhe radikalizim nëse pushtetit vazhdon të tentoj manipulimin e zgjedhjeve të ardhmen përmes KQZ. Në një brifing me gazetarët liderët e këtij koalicioni. kërkuan që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së.
“Si koalicion dëshirojmë të njoftojmë se deri më dhjetor kemi një kërkesë konkrete që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së. Nëse nuk e votojnë, ne do të largohemi nga Parlamenti, që do të thotë do të bojkotojmë Parlamentin”, deklaroi Afrim Gashi nga Alternativa.
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami tha se do të pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në komunat që i drejton koalicioni. Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe lideri i LD-së, Izet Mexhiti.
Ai tha se nëse kandidati i tyre, Abdush Demiri nuk zgjidhet anëtar i KSHZ-ë, atëherë LEN-i do ta bojkotojë Kuvendin, duke shtuar se ky do të jetë “vetëm fillimi i radikalizimit”.
” Nëse nuk zgjidhet deri më 1 janar, da ta bojkotojmë kuvendin.
Edhe jo vetëm kaq, ky do të jetë vetëm fillimi i radikalizimit”, tha Mexhiti